Shumë më shumë shpenzime sesa të hyra: “Partia e ekonomistëve” e zhytur në deficit

235

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin financiar të subjekteve politike në Kosovë për vitin 2021 që përfshinë të hyrat dhe shpenzimet e këtyre subjekteve politike.
Sipas raportit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë subjekti politik më i pasur në Kosovë me mbi 2.1 milionë euro të hyra dhe mbi 2.3 milionë euro shpenzime, shkruan lajmi.net.

Por gjendjen më të dobët financiare nga partitë parlamentare në Kosovë del se e ka Lidhja Demokratike e Kosovës e cila njihet si parti politike që brenda vetës ka ekonomistë të zotë, duke përfshirë këtu edhe kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku, ish-kryetarin Isa Mustafa dhe ish-kryeministrin e Kosovës nga ky subjekt politik, Avdullah Hotin.

Sipas KQZ-së, LDK-ja në vitin 2021 ka gjeneruar gjithsej 583,492,43 euro, ndërsa prej tyre 285,457,61 janë nga buxheti dhe 298,034,82 janë nga të hyrat e fushatës.

Por, shumë shifra më të larta gjejmë tek Lidhja Demokratike e Kosovës kur vie fjala tek shpenzimet. Ky subjekt politik brenda vitit 2021 ka shpenzuar gjithsej 1,178,784,70 euro.

Nga këto shpenzime, në fushata kanë shkuar 751,694,99 euro, ndërsa pagat dhe kompensimet 255,809,92 euro. Kështu, LDK është futur për 595,292,77 euro në deficit buxhetor. /Lajmi.net/

Comments