Shuto Orizare, digjet Çerdhja “8 shtatori”

172
 Mbrëmë është përfshirë nga flakët Çerdhja “8 shtatori”, e cila gjendet në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit…

Zjarri është vënë re 30 minuta pas mesnate, bëjnë të ditur nga drejtoria e Çerdhes.

Në vendngjarje kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve të cilët janë përpjekur të shuajnë zjarrin, por dëmet janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet që e shkaktuan zjarrin, ndërsa ekipe të MPB-së po punojnë në këtë drejtim.

Comments