
Grupi i tifozëve Shvercerat Shkup ka reaguar nda Lëvizjes Besa të cilët ndeshjen kampionale mes Shkupit dhe Pobedës ishte keqpërdorur nga kandidati i kësaj partie Zeqirja Ibrahimi.
Në faqen zyrtare të tifo grupit Shvercera mes tjerave shkruan
Njoftim për partit politike , pa dallim cila !Ne si tifo grup , distancohemi nga çdo aktivitet partiak . Rasti i sotëm mbas ndeshjes Shkupi – Pobeda para stadiumit ishte i pa pranueshëm për neve si tifo grup , prandaj ne kërkojm që çdo aktivitet politik të mos përzihen Shvercerat Shkup në aktivitetet politike pa dallim partie .Ne nuk përfaqësojmë asnjë parti politike dhe nuk përkrahim asnjë si grup , dhe ky njoftim vlen për të gjitha partitë politike .Aktivitete të tilla me simbolet tona janë fyerje dhe të pa pranueshme , në stadium gjith secili është i mirë se ardhur , por jo të keqpërdoret emri jone .Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt të rregullave tona