Si e festoi Ilir Meta golin e Blerim Xhemajlit? (VIDEO)

529

Pas Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen me Serbinë, një tjetër shqiptar ka shkëlqyer sonte në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës.

Blerim Xhemajli shënoi një super gol në minutën e 31-të.

Ndeshja e ekipit zviceran ku luajnë pesë shqiptarë është ndjekur me interes në Presidencën e Shqipërisë, shkruan Koha Jonë.

Presidenti Ilir Meta, një tifoz i flaktë i shqiptarëve të ekipit të Zvicrës ka shpërthyer në ovacione gjatë momentit që Xhemaili ka shënuar në portën e kundërshtarit.

Se si e festoi Ilir Meta golin e Blerim Xhemajlit e shihni në videon e mëposhtme:

Comments