Shkup, 25 tetor – Pas humbjes të dy subjekteve politike ASH dhe BESA të cilat deri dje ishin aq shumë të acaruara mes vete që para zgjedhjeve të dhjetorit, lideri i ASH-së Ziadin Sela godiste aq rëndë Lëvizjen BESA, mirëpo pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve lokale të raundit të parë, Ziadin Sela komplet e ndryshon qëndrimin ndaj Lëvizjes BESA dhe i “përkulet” kësaj partie sikur që thotë një fjalë popullore “për inatë të nuses më vdiqt djali”, dhe pikërisht kjo ndodhi me Selën i cili në raundin e parë nuk mori mbështetjen e qytetarëve që kjo parti më 15 tetor të fitoj të paktën një komunë. Edhe pse kjo parti kjo parti vazhdimisht lavdrohet se ka ngritje votash në nivel republikan, por jo të mjaftueshme për të sfuduar BDI-në.
Videoja e cila arriti në Zhurnal na rikujton disa fjalë të Ziadin Selës një intervistë kohë më parë për Top Chanel, kreu i ASH-së Ziadin Sela pati akuzuar rëndë Lëvizjen BESA lidhur me financat e kësaj lëvizje.
Ai pati theksuar se në Maqedoni mund të hynë milionat, por këtë nuk mund ta bën pa mos e ditur ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov.
Sela madje akuzoi Besën se ka blerë dy televizione dhe shumë mediume online, dhe këta mediume vazhdimisht kanë shpifur për të me akuza nga më të ndryshme.
“Janë miliona para të cilat janë harxhuar, dhe nga ana tjetër unë po them se vetëm prej fillimit kur është themeluar kjo Lëvizje këto nuk paguajnë qera në Shkup por këto kanë blerë 600 mijë euro zyrat, këto kanë blerë dy televizione. Unë jam akuzuar mbi 1 vit nga portalet e afërta me Lëvizjen BESA që unë pij alkohol, që unë jam pijanec, sot e kësaj dite këto gjëra i thonë për mua, nëse më kanë parë të pij rrugëve le ta thonë, dmth janë gjithë njerëz të kësaj lëvizje. Është një portal atje që prej momentit që nisi ti shijoj paratë e Turqisë që është përkrahëse direkte e Lëvizjes BESA, çdo ditë i niste lajmet me dersë hoxhallarësh me mjekrra deri te barku. Në Maqedoni mund të fusish milione, por këtë se bën dot po se diti Sasho Mijallkovi nëse nuk janë të pastërta këto para”, kishte deklaruar kohë më parë në Top Chanel, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Ndërsa tani shtrohet pyetja se si Lëvizja BESA po i gëlltitë të gjithë akuzat e kreut të ASH-së, i cili që nga fillimi i formimit të Lëvizjes BESA, gjithmonë ka akuzuar dhe dyshuar se ky subjekt nuk është i formuar për të mbrojtur interesat shqiptare por më tepër fokusohen për interesa subjektive. Nuk do mend për ti rikujtuar këto akuza sepse Sela jo vetëm në Top Chanel (ndiqni videon), por edhe në disa media vendore në Maqedoni vazhdimisht akuzonte krerët e Lëvizjes BESA me nofkën “xhon turq”. Mirëpo tani kur dy liderët e tyre gjenden pranë humbjes në komunat ku garojnë, ata gjetën gjuhë për ti bashkuar forcat kundër BDI-së për të shpëtuar “kokat e tyre” dhe përmenjherë i gëlltitën fjalët dhe akuzat e ndërthëna mes tyre gjatë kohës së kaluar, me një arsyetim se ky koalicion ka qenë i mirëpritur nga qytetarët.
Ajo që vërehet në rrjete sociale që të dy subjektet politike ishin shumë të goditura se pse deri tani si në zgjedhjet e dhjetorit por edhe para raundit të parë nuk arritën marrëveshje për bashkëpunim, por duke kuptuar është rëndë për ti fituar komunat ata shkuan në interesa personale për ti shpëtuar “kokat e tyre” si lider të partive, gjë që është shumë e qartë se nëse në Strugë do humb Sela, ai përfundimisht përshëndetet me karrierën politike dhe nga ana tjetër Bilall Kasami i cili në disa intervsita pati deklaruar se nëse nuk do të fiton Tetovën do të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Besës.
https://r1—sn-4g5e6nl6.c.drive.google.com/videoplayback?id=bed1a71748fae499&itag=18&source=webdrive&requiressl=yes&mm=30&mn=sn-4g5e6nl6&ms=nxu&mv=m&pl=21&ttl=transient&ei=FKXwWZWeFsLB-AXN4btw&driveid=0B0crf7Dmmj6-RUVYbzZVb1djelk&app=explorer&mime=video/mp4&lmt=1508931639826779&mt=1508943025&ip=37.25.87.13&ipbits=0&expire=1508946724&cp=QVNFWkpfVVdQRVhOOjdMN1lwcjg3VFVv&sparams=ip,ipbits,expire,id,itag,source,requiressl,mm,mn,ms,mv,pl,ttl,ei,driveid,app,mime,lmt,cp&signature=237D38806349865D3200F3E454A6E5977D838450.1517B97635ED8E441E1A7C84CBD595CA75A848D8&key=ck2&cpn=ndvWT6goRK8E27ev&c=WEB_EMBEDDED_PLAYER&cver=20171023