Komuna e Shuto Orizarit, është e vetmja komunë në botë që ka shumicë të banorëve romë dhe e cila ka një shumicë të popullatës së etnitetit romë dhe që ka një kryetar të këtij etniteti. Kjo komunë ndodhet në pjesën veriore të Shkupit dhe ka mbi 17 mijë banorë.
Në vitin 1996, për herë të parë, banorët e etnitetit Rom në Maqedonisë fituan edhe komunën e tyre, me territor prej 7.5 K2. Që atëherë, rrallë kush në vendin tonë nuk e di këtë komunë. Banorët kryesisht merren me tregti, ku dominon tekstili. Megjithatë, jeta e këtyre banorëve nuk mund të thuhet se është e lehtë. Banorët vazhdojnë të flasin për diskriminimin dhe kushtet e vështira për jetesë normale.
Kjo është fatkeqësi, pa punë janë njerëzit… Kushtet për jetesë janë shumë minimale, nuk ka kanalizim atmosferik, fekal, nuk ka shumë ndriçim, rrugë të rrëmuara, autobusët thuajse 2 muaj nuk vijnë deri tek stracionet e fundit, dhe ata që punojnë shkojnë në këmbë deri tek burgu. Paramendoni nga katër ose pesë stacione çdo mëngjes dhe mbrëmje ata që punojnë ecin në këmblë.
Karrocat e dorës dhe ato për kuaj vazhdojnë të jenë përditshmëri për sigurimin e bukës së gojës, sepse siç thonë banorët, diçka duhet të punohet.
E sheh karrocën, xhiroje kolicën, Mbledh tesha, bukë dhe gjëra të tjera, ja nga ajo jetoj…Kush ka para ata i fiton. Jo të ankohemi para kamerave, për ndihmë sociale e gjëra të tjera, por ja edhe unë jetoj prej karrocës. Duhet të punojmë.Tu ndihmohet të varfërve, tu japim ndonjë ndihmë në patra, të punojnë dikund, tu ndihmojnë njerëzit tu japin punë…
Banorët romë të Shuto Orizares, porosisin që inkuadrimi i tyre në shoqërinë dhe institucione të bëhet me hapa më të shpejtë.
Si porosi, sigurisht se gjithmonë është vështir për punësim, shëndetësi, arsim, por duhet kjo të bëhet me hapa më të mëdhenj, sepse popullata jonë rome kohën e fundit kemi shumë të rinj që janë me arsim të lartë por janë pa punë…
Sekretari i Komunës, Qamoran Reunaert, vlerëson se situata me Romët në Maqedoni është duke u përmirësuar, duke mos mohuar faktin se kanë qenë shumë të margjinalizuar dhe se ende duhet shumë punë.
“Nuk guxojmë të fshehim, normal që ka, punojmë edhe në këtë, shpresojmë të jetë edhe më mirë… Romët të vazhdojnë me edukim, ky është vendi i parë, të vazhdojmë dhe këtë shprehi ta vazhdojmë. Dikush që thotë se romët nuk janë të edukuar nuk është e vërtetë sepse romët kanë filluar.
Nesër, më 8 prill, është dita botërore e Romëve. Me këtë rast ne vend ka disa organizime të ndryshme për të shënuar këtë ditë./Shenja.tv/