Si kontaktuan familjarët me 6 gylenistët e arrestuar, avokati jep detaje

512

As pas katër ditësh që nga ‘kidnapimi’ i gylenistëve, familjarët nuk dinë asgjë për gjendjen e tyre, pos se të njëjtit janë në burgun e Stambollit në Turqi. Madje, konfirmimin se gjashtë shtetasit turq, ishin deportuar te Erdogani e kanë marrë vetëm përmes avokatëve të tyre në Turqi. Policia e Kosovës i arrestoi dhe pastaj i deportoi gylenistët me arsyetimin se të njëjtin sipas AKI-së paraqisnin rrezik për sigurinë. Erdogan të shtunën kërcënoi Kryeministrin Haradinaj për shkarkimin e ministrin Sefaj dhe shefit të AKI’së.

Avokati i familjarëve të gylenistësve, Urim Vokshi, ka thënë për Gazetën Express, se që nga koha kur të afërmit e tyre janë arrestuar dhe deportuar në Turqi, ata nuk kanë pasur kurrfarë kontakti me ta. Siç sqaron ai, familjarët do të flasin për media sot pasdite për gjithë këtë situatë.

“Nuk kanë pasur kontakt direkt me te arrestuarit, mirëpo janë njoftuar nga avokatet nga Turqia se familjarët e tyre gjenden atje. Lidhur me këtë dhe detaje tjera për rastin, familjarët kane vendosur qe te kemi prononcim për media sot pasdite”, ka thënë avokati Vokshi, i cili po merret me rastin e të arrestuarve.

Përveç asaj që gjashtë shtetasit turq tashmë janë deportuar në Turqi, familjarët nuk kanë asnjë informacion tjetër rreth shëndetit të tyre.

“Nuk kanë shume informacione lidhur me shëndetin e tyre”, u shpreh Urim Vokshi.

Sidoqoftë, Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet të klerikut Fethullah Gylen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit i kishte kërkuar edhe presidentit Thaçi vite me parë që t’i mbyllë shkollat gyleniste. Pasojat e këtij takimi u vërejtën të enjten kur Policia e Kosovës në mënyrë misterioze arrestoi 5 drejtues të Kolegjit “Mehmet Akif” dhe një kardiokirurg.

“Çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë”, kishte theksuar president ii Kosovës kur takoi Erdoganin.

Madje në fjalimin e së shtunës për këtë çështje, presidenti ishte munduar ta zbus pak duke thënë se njëjtë do të mendonte edhe për rata që janë terroristë në Washington. Të njëjtët sipas tij janë terroristë edhe në Kosovës.

Presidenti i cili besohet se qëndron mbrapa urdhrit për arrestimin e gylenistëve, nuk e pranoi se e kishte bërë këtë veprim, por pranoi se sipas një informacioni të hollësishëm që ka pranuar nga AKI-ja ata paraqesin rrezik për vendin.

Ndërkaq, situata është keqësuar edhe më shumë mes krerëve të vendit. Kadri Veseli i kishte kërkuar llogari Thaçit e Haradinajt për arrestimin e gylenistëve, derisa Haradinaj e ripërsëriti disa herë se kishte mbetur në terr informativ dhe nuk kishte ditur gjë për këtë aksion.

Kësisoj, Haradinaj për ta mbuluar pafuqinë e tij që mbeti i painformuar, shkarkoi ministrin e MPB’së Flamur Sefajn dhe shefin e AKI’së Driton Gashin. Ky veprim i kryeministri kosovar zgjoi edhe reagimin e ashpër të Erdoganit.

Ai e kërcënoi Haradinaj se shpejt do ta marr përgjigjen e merituar nga kosovarët të cilët i ftoi për të protestuar kundër shefit të Qeverisë së Kosovës

Comments