Si të rregulloni flokët kur nxitoni në mëngjes (Foto)


Ka nga ato mëngjese që nuk ke as 5 minuta kohë për t’i kushtuar rregullimit të flokëve
Zgjidhja e vetme që gjen është kapja bisht. Për të mos aplikuar gjithmonë këtë model, e për të mos i tërhequr flokët gjithmonë mbrapa, ju tregojmë disa alternativa të tjera që mund të realizoni.
Gjysmë kapje si Kendall Jenner
Është metoda perfekte kur nuk keni kohë për të larë flokët. Gjithashtu shkon për të gjitha gjatësitë dhe llojet e flokëve.
Gërshet në anë si Elizabeth Olsen
Nuk ka më të thjeshtë e më të bukur. Mund të realizohet brenda një minute. Për në ambientin e punës, pse jo edhe për një dalje në darkë.
Gjysmë krehje si Lauren Conrad
Duhen fiks 60 sekonda. Ky model tregon bukur çdo lloj fytyre. Mund ta realizoni edhe pa bërë gërshetët.
Bishti poshtë si Beyoncé
Nëse ke flokë të drejtë e realizon në më pak se një minutë. Shkon në të gjitha format e fytyrës dhe tregon bukur edhe me gjatësi të shkurtër floku. Mos harroni të fshihni llastikën me një tufë flokësh rreth saj.
Një gërshet në baluke si Emma Stone
Nuk është kapje për të gjitha flokët, por është zgjidhja më e mirë për baluken që zakonisht është e para që prishet. Mund ta provoni edhe në flokë të dredhur.