Si të ulim yndyrnat në gjak?

Regjimi ushqimorë te personat me trigliceride të larta fokusohet në ushqime që kanë për qëllim të ulin nivelin e tyre. Kësisoj rekomandohen vakte ushqimore të vogla dhe të shpeshta, minimalisht pesë (mëngjesparadite¬drekë¬pasditedarkë), si edhe ulje të konsumit të karbohidrateve (sheqernave), sidomos ato të përpunuara (ëmbëlsira, lëngje frutash, apo pije me gaz të ambalazhuar).
“Nevojitet po ashtu kombinim i një regjimi ushqimor të rregullt me një aktivitet fizik ditor, minimalisht 30 minuta ecje e lirë, si edhe marrja për një periudhë 3¬4 mujore e omega 3 në formë kapsule 1¬2,5 gr/ditë gjithmonë me këshillimin e mjekut të familjes”.