SI TË VEPROJMË GJATË PËRMBYTJEVE
SI T’I PARANDALOJMË PËRMBYTJET • Informohuni nëse jetoni në një zonë të rrezikuar ose që ka shumë mundësi për tu përmbytur • Informohuni nëse shtëpia apo prona juaj është e ndërtuar nën apo mbi nivelin e rrezikuar për t’u përmbytur • Mos ndërtoni pranë rrjedhës së lumit • Mos ndërtoni në zona me rrezik ose që kanë shumë mundësi për t’u përmbytur • Jini të përgatitur! Mbani të përgatitur një çantë me gjërat që duhen në rast evakuimi. Mos harroni ilaçet që mund t’ju nevojiten • Largohuni menjëherë nga shtëpia nëse ju këshillohet të evakuoheni
SI TË VEPROJMË GJATË PËRMBYTJEVE • Vishuni me rroba që nuk përshkohen nga uji. Nëse nuk e bëni këtë, mund të rrezikoni të sëmureni, nëse jeni për një kohë të gjatë në lagështi • Mos përdorni telefonat sepse ngarkoni linjën telefonike dhe pengoni ata që kanë nevojë për ndihmën e shpejtë • Mos kaloni mbi urën e një lumi të fryrë, pasi niveli i ujit rrezikon të rritet dhe të ngjitet mbi urë • Shmangni qarkullimin me makinë në rrugë të prekura nga përmbytjet sepse uji mund t’ju bllokojë makinën • Nëse makina ju bllokohet nga uji, dilni nga makina dhe largohuni menjëherë në një vend më të lartë • Mos ecni në vende ku ka ujë të rrjedhshëm pasi mund të rrëzoheni Përmbytjet shkaktohen zakonisht nga dalja e disa lumenjve nga shtretërit e tyre. Pasojat e tyre mund të jenë shkatërruese deri në rrezikimin e jetës së banorëve të zonave që preken nga përmbytjet. • Mos prekni asnjë pajisje elektrike nëse jeni të lagur apo nëse jeni në ujë
SI TË VEPROJMË PAS PËRMBYTJEVE • Mos u ktheni në vendbanimet tuaja pa u këshilluar me autoritetet përkatëse. Mund të ketë rrëshqitje toke apo kabllo elektrike të dëmtuar • Kërko ndihmë mjekësore nëse je i dëmtuar apo ndjehesh i sëmurë • Lajmëro, autoritetet përkatëse për prishjen ose dëmtimin e kanalizimeve apo lidhjeve elektrike • Raporto dëmtimet në zyrën e emergjencës në zyrat e administratës vendore • Në asnjë çast mos pi ujë nga çezma pasi mund të jetë burim infeksioni • Laj dhe dezinfekto ambjentet, enët e kuzhinës dhe pajisjet e tualetit për të shmangur mundësine e krijimit të mykut dhe infeksioneve • Thaj pajisjet, veshjet dhe ambjentet duke hapur dyer dhe dritare • Mos përdor ushqimet e lagura nga përmbytja.