Si u vra 19-vjeçari ditën e djeshme në Elbasan

294
fresco

si-u-vra
midle

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së djeshme të 19-
vjeçarit në Elbasan, Gazmend Sllami. Sipas policisë i arrestuari është 20-vjeçari
Altin Hazizi dhe mendohet se e ka vrarë Sllamin nga pakujdesia me armë gjahu.

Por si ndodhi ngjarja? Ngjarja e djeshme ndodhi në fshatin Gur i Zi të Elbasanit, aty
ku 19-vjeçari u gjet i vdekur nga familjarët e tij. Të afërmit rreth orës 4 të pasdites,
dëgjojnë një të shtënë shumë pranë shtëpisë së tyre. Megjithëse fillimisht kjo e
shtënë nuk u dha asnjë shqetësim, vonesa e djalit shtoi minutat e ankthit dhe
frikës se mos kjo e shtënë lidhej me djalin e tyre.

Në fakt kështu ndodhi. Pas dy orësh pritje ata nxitojnë andej nga erdhi oshëtima e
të shtënës dhe vetëm 200 metra larg shtëpisë gjejnë djalin e tyre të mbuluar nga
gjaku. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë familjarët e dërgojnë menjëherë në
spital, por siç edhe mjekët e konfirmojnë i riu ishte goditur me plumb në zemër
dhe vdekja kishte qenë e menjëhershme

Comments