Siguria në burgje, PD: Siguria në degradim, LSI: E patolerueshme
Ngjarjet ne burgjet e Vaqarrit dhe Shën Kollit në Lezhë gjatë së shtunës ishin në fokus të një deklarate të Partisë Demokratike.
Sipas saj “plagosja me armë nga jashtë, e një të dënuari në Vaqarr dhe shpërthimi i zjarrit që mori jetën e një të dënuari tjetër në burgun e Shënkollit, tregojnë degradimin total të çdo standardi sigurie në vend, nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa burgjet si çdo sektor tjetër po shihen si një mundësi pasurimi e punësimi militantësh e si një hambar të madh tenderash”.
Për këtë çështje reagoi dhe LSI përmes kryetarit të grupit parlamentar Petrit Vasili, shkruan Lapsi.al.
“Pasiguria në burgje e patolerueshme. Të marrë fund të papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmeria. Çdo zyrtar të bëj detyrën, ose të ndëshkohet”- tha Vasili.
Në fakt burgjet drejtohen nga vetë LSI. Pas dorëheqjes së drejtorit Artur Zoto pas skandalit të tenderit të ushqimeve u emërua nga ministri Manjani në këtë post Miklovan Kopani.