Përmes fotografive nga takimet e realizuara me bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit, po konfirmohet bashkëpunimi i Arben Taravarit me Gruevskin dhe Mijallkovskin në Komunën e Gostivarit.
Në fotografi shihet në takim sekret Arben Taravari me Fore Milloshevskin, njeri i afërt i Gruevskit dhe ish drejtor i NP Pyjet e Maqedonisë, njësia rajonale “Sharr” në Gostivar.
Në takim, sipas burimeve tona u bisedua që të dielën në intervalin kohor nga ora 13 deri ora 17 të rekomandohet votimi i “Doktorit”.
“Izlezete glasajte za Doktorot”, ishte përmbajtja e mesazhit që u shkoi njerëzve të Gruevskit në celulare.
Për siguri, takimet janë zhvilluar në një restorant në periferi të Shkupit dhe ku nuk graviton popullata shqiptare.
Taravari në përfundim të procesit zgjedhor pohoi se votat që fitoi ishin të pastra etnike, por pas disa ditëve korrigjoi vetën dhe tha që për atë votuan edhe shumë maqedonas.
Taravari kundërshtoi edhe deklaratat që Gruevski e shpërbleu me votat e tij, por fotografia e siguruar nga takimet e zhvilluara sekrete po demaskojnë personalitetin e tij, i cili në opinion tashmë njihet si një manipulues i mohimit të fakteve.
Ishte Taravari që nuk pranoi që kishte ordinancë ilegale në shtëpi, deklarim që bëri që popullata gostivarase të bindet që doktori qenka një ithtar i mashtrimit.
Analizat e rezultateve zgjedhore tregojnë që në konton e tij shkuan gati 3000 vota të kontrolluara nga Gruevski.
Ndryshe, Fore Milloshevski tek popullata njihet si drejtori i NP Pyjet e Maqedonisë, njësia rajonale “Sharr” në Gostivar që në qeverisjen e tij masakroi pyjet e regjionit të Gostivarit, duke dhënë tenderë për firma të afërta të Gruevskit dhe që pastaj drunjt e Gostivarit shiteshin në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë veri – lindore.
ain-online.com