Sigurohen mjetet për ndërtimin e urës në rrugën Shipkovicë -Brodec

197

Kjo është bërë e ditur sot kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, gjatë nënshkirmit të marveshjes me drejtorin e Byrosë rajonale për Zhvillim Ramiz Rexhepi.

Ndërtimi i kësaj urë do të lehtësonte banorët e zonës, pasi vitet e fundit ky rajon është përfshirë nga vërshimet që bllokuan rrugën dhe vështësuar lëvizjen e banorëve të tre fshatrave Berodec, Veshallë dhe Bozofcë.

“U aprovuan mjete financiare në vlerë prej 3.5 milion denarë për ndërtimin e urës Shipkovicë-Brodec. Sic e keni të njohur të gjithë ne e kemi ndërtuauar atë rrugë, po ashtu kemi vazhduar edhe me projektimin e urës, sepse vlersoj se ka nevojë për qytetarët e asaj pjese. Vlera e përgjithshme e projektit është 7.5 milonë denarë. Byroja për zhvillim na përkrah me 3.5 milonë denarë kurse katër milionët e mbetur tashë më janë të alokuar në buxhetin e Komunës së Tetovës”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

“Qeveria e RM-ës, këtë periudhë kohore vëmendje të vecant i kushton edhe zhvillimit rajonal të barabartë. Ashtu sic e përmendi edhe kryetara e komunës së Tetovës, me rëndësi është se kjo urë të financohet për arsyje të komunikimit të dy fshatrave”, tha Ramiz Rexhepi, drejtor i byros për zhvillim rajonal.

Comments