Sot kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me banorët e fshatit Banjicë. Gjatë takimit është biseduar për problemet të cilat i ndajmë si qytetarë në këtë vend.
Të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë probleme me varfërinë, korrupsionin, nepotizmin. I dëgjova sot edhe turqit, edhe shqiptarët nga Banjica e Poshtme. Problemet e tyre janë të ngjashme me fqinjët maqedonas, edhe me serbët, boshnjakët, romët, vllahët, egjiptianët dhe të tjerët. Me qeverisjen e së drejtës t’i zgjidhim, sqaroi Siljanovska gjatë takimit.
Siljanovska Davkova theksoi se qytetarët i ndajnë problemet e njëjta si mosrespektimin e Kushtetutës dhe mosrespektimin e ligjeve të cilat duhet të jenë të njëjta për të gjithë qytetarët.
Ekipi i Kandidates për presidente të Republikës së Maqedonisë.