
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka befasuar të gjithë një ditë para ndeshjes kundër Barcelonë.
Në një deklaratë për mediat, tekniku argjentinas mendon se humbja 2-1 e Real Madridit ndaj Valencias, ka motivuar Barcelonën që të kthehet në luftën për titullin kampion, shkruan SYRI.net.
“Ata vazhdojnë të jenë ekipi më i mirë në botë. Këtë e pamë edhe në ndeshjen e kupës, ne bëmë presion për 20 minuta, por ata shënuan dy gola. Pas humbjes së Real Madridit, ata do të gjejnë entuziazmin për të luftuar për titullin e kampionit. Por ne jemi gati të takohemi me më të mirët”, u shpreh ai.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës do të luhet të dielën në orën 16:15./ SYRI.net

