Simeone gëzohet para Vitit të Ri (Foto)
Diego Simone, trajneri i Atletico Madridit, ka marrë një lajm të mirë para hyrjes në Vitin e Ri 2017
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Filipe Luis i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën e Diego Simeone.
Reprezentuesi brazilian ishte jashtë fushave për rreth tre javë për shkak të një lëndimi të pësuar në miqësoren ndaj Al-Ittihad
“Filipe Luis ka sanuar lëndimin dhe është në dispozicion të Diego Pablo Simeone. Lojtari ynë pësoi një dëmtim të muskujve të pasme të kofshës të majtë”, thuhet në njoftimin e Atletico Madridit. /Express/


