Diego Simeone ka kërkuar përdorimin e sistemit VAR në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Atletico Madridit ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen mes Juventusit dhe Valencias.
“Duhet të keni shumë kujdes. Kur e kam parë mënyrën si e përjashtuan Cristiano Ronaldon pa bërë absolutisht asgjë, mendohet menjëherë për VAR”, deklaroi Simeone në konferencën për media.