Simiq: Ligji për Trepçën nuk mund të nënshkruhet pa vendimin e Kushtetueses



Lista Serbe sapo ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Ligjin për Trepçën, ku pretendojnë se me këtë ligj është shkelur Kushtetua e Kosovës.
Slatko Simiq, shef i grupit parlamentarë të kësaj liste, ka thënë se në disa raste është shkelur Kushtetuta e vendit mirëpo, sipas tij, e rëndësishme është që tani presidenti Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruaj këtë ligj pa vendimin e Kushtetueses.
“E kemi sjell ligjin Trepçës sepse në disa raste është shkelur Kushtetuta e Kosovës në nenin 81 dhe 79, nene këto që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave në Kosovë. E rëndësishme tash është që presidenti nuk mund të nënshkruaj këtë ligj deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Simiq, transmeton zeri.info.
Ai po ashtu ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme Lista Serbe në Gjykatën Kushtetuese do ta dërgoj edhe Ligjin për Investime Strategjike./Zeri/

