Simon Cowell shtrohet në spital pas aksidentit në shtëpi

285

Simon Cowell është dërguar sot në spital, pas aksidentit që pati në shtëpinë e tij, në Londër.

Anëtari 58-vjeçar i jurisë America’s Got Talent dhe The X Factor U.K., ishte parë i shtrirë derisa po bartej në ambulancë, duke mbajtur një mbajtëse në fyt, ka konfirmuar zëdhënësi i tij për People.

“Ishte një mëngjes i frikshëm. Ishte shumë herët dhe Simon ishte duke ecur shkallëve në shtëpinë e tij për të marrë qumësht, pasi nuk mund të flinte”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ai për një moment nuk është ndier mirë dhe është rrëzuar në shkallë”, ka shtuar burimi.

Një burim më vonë ka bërë të ditur për E! News, se Cowell është liruar ndërkohë nga spitali.

Cowell, i cili u bë i famshëm në SHBA si njëri nga tre anëtarët më të njohur të jurisë në shoun origjinal American Idol, jeton në Londër me partneren Lauren Silverman dhe të birin Eric, 3.

Është ende e paqartë nëse ata ishin në shtëpi gjatë kohës së aksidentit.

Incidenti ka ndodhur një ditë para se të fillojë sezoni i ri i shout X Factor në Britani të Madhe.

Comments