Sinani: Nëse amnistohet “terroristët” e 27 Prillit, atëherë le të amnistohen edhe të dënuarit e rastit të Kumanovës

230

Lidhur me procesin e “Pajtimit” apo amnistis të cilën e ka proklamuar kryeministri Zoran Zaev dhe tani më trupi parlamentar për “Pajtim” këtë e ka shënderruar ehde në propozim ligj, opinioni ka qëndrime të dyfishta, përderi sa një pjesë e vogël janë pro këtij ligji për amnisti, një pjesë e madhe dhe opozita shqiptare e kundërshtojnë ashpër, miratimin e këtij ligji dhe faljen e atyre që kanë kryer dhunë dhe vandalizëm në parlament më 27 Prill të vitit 2017, shkruan Zhurnal.

Por, a është amnistia “arma” e vetëm që Zaev ti kaloi ndryshimet Kushtetuese dhe në këtë mënyrë ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës?!

“Sado që amnestia për pjesmarrësit në incidentet e 27 prillit në kuvend paraqet ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit, ajo është mjeti i fundit që ka në dispozicion kryeministri Zaev, për të siguruar dy të tretat e votave të deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Nuk mund të pretendohet se deputetët që në çfardo forme janë të implikuar në incidentet në kuvend, të kenë aq vetëdije të lartë sa të pranojnë të votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe të shkojnë në burg. Prandaj në këto rrethana mbetet të shtrohet dilema, kush duhet amnestuar? Nëse amnestohen të akuzuarit për terrorizëm në institucionin ligjvënës, a duhet të mbeten në burg të dënuarit e rastit të Kumanovës vetëm pse nuk janë deputet?Apo edhe të dënuar tjerë për vepra më të lehta! Prandaj kryeministri dhe liderët shqiptarë duhet të mendojnë edhe në këtë drejtim”, deklaroi për Zhurnal, analisti Naim Sinani, duke komentuar procesin e futjes së një ligji për amnisti në Parlament për të falur deputetët e akuzuar për “27 Prillin” me qëllim që të sigurohet shumicë e nevojshme për ti përfunaduar ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me Marrëveshjen me Greqinë.

Comments