Sindikata e “Jugohromit”: Punëtorët kërcënojnë me masa radikale



Sindikatat e të punësuarve në “Jugohrom” paralajmëron protesta pasi, sipas tyre, institucionet nuk kanë ndërmarrë asgjë për të zgjidhur problemin e të punësuarve që mbetën pa të ardhura pas mbylljes së kombinatit.
Sindikalistët thonë se edhe pas mbylljes se “Jugohromit”, niveli i ndotjes nuk është ulur, gjë që, sipas tyre, tregon se nuk është kombinati ndotësi më i madh i Pollogut.
“Institucionet u treguan të shurdhra, nuk u përgjigjën, nuk e panë të arsyeshme, njerëzit enden rrugëve, mbeten pa ushqim, punëtorët dhe familjet e tyre… Nëse ata nuk marrin hapa më konkretë, atëherë ne do të marrim hapa më radikal, sepse gjithmonë edhe faktet dhe argumentet janë në anën tonë, se kinse “Jugohromi” e ndot Tetovën, mirëpo këto ditë që Tetova thith ajër të ndotur, “Jugohromi” s’punon, për fat të keq ai është i njëjtë sikur “Jugohromi” kur ka punuar”,– deklaroi Bajram Hamidi nga Sindikata e të punësuarve në kombinatin “Jugohrom”.