Sindroma e Bukuroshes së Fjetur: Vajza që fle për gjashtë muaj

94

Moebel THEMA

auto_qika-qe-fle1480428345

Deri tani, Beth Goodier, duhej t’i kishte përfunduar studimet dhe të fillonte trajnimin si psikologe fëmijësh.

Por kur mbushi 17 vjet, në nëntorin e vitit 2011, Beth ra të flinte – dhe nuk u zgjua për gjashtë muaj.

Për 22 orë në ditë, ajo vetëm flinte dhe zgjohej vetëm për të shkuar në banjo e të hante.

Gjatë këtyre pesë vjetëve, nëna e saj, Janine, ka kalkuluar që vajza e saj ka fjetur 70 për qind të kohës.

Beth, tani 22vjeçare, është në mesin e 100 të rinjve britanik të diagnostifikuar me Sindromën Kleine-Levine, të njohur ndryshe si Sindroma e Bukuroshës së Fjetur.

Por larg nga kjo përrallë, është realiteti me të cilin përballen këta të rinj të cilët flejnë shumicën e kohës.

Shumë pak dihet për këtë çrregullim të gjumit me të cilin ballafaqohet Beth dhe të tjerë si ajo.

Ajo që dihet është që preken vetëm adoleshentet dhe zgjat rreth 13 vjet, kështu duke ia shkatërruar ëndrrat e të rinjve për të shkuar në universitet apo edhe të kenë një karrierë.

Për momentin, Beth ka dy muaj e gjysmë që është në gjumë. Asgjë – madje as droga, nuk mund ta zgjojë atë.

Vitet e fundit të jetës ajo i ka kaluar në pizhame duke fjetur në shtrat apo divan. Shumë rrallë ajo largohet nga shtëpia për ta vizituar mjekun, por edhe ato hera ajo nuk mund të ecë nga lodhja dhe ulet në karrige me rrota.

Image
Comments