Sipas Kocijançiç, Kosova e Serbia kanë shprehur përkushtimin për dialog

128

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka “rëndësi të madhe”, një ditë para se në Bruksel të zhvillohet edhe një rund i dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve.

Më tutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin e nesërm Kosovë – Serbi, do të marrin pjesë kryeministrat dhe presidentët e të dy vendeve.

“Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut”, tha Kocijançiq.

Më tutje, ajo është shprehur se “është krejtësisht e qartë se progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore” dhe ka shtuar se “kjo vlen për të dy palët dhe për Bashkimin Evropian në tërësi”.

Zëdhënësja Kocijançiç tha se “të dy palët kanë shprehur përkushtim për dialog dhe ne presim se ky përkushtim do të vazhdojë, përfshirë implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”.

Comments