Sipas LSDM nuk ka më shumë se 1,5 milionë votues, sërish në shënjestër shqiptarët ?!

155

Maqedonia as 1.5 milion votues

Moebel THEMA

“Të gjithë numrat e votuesve të kontestueshëm të cilët dolën nga KShZ, dolën në bazë të analizave të bazës së të dhënave në Komisionin shtetëror zgjedhor. Raportet, numrat dhe kështu me radhë, u miratuan nga KShZ me konsensus. Kështu që të gjithë anëtarët, të gjithë partitë e pranishme në KShZ i pranuan këto raporte”, ka deklaruar Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM në pyetjen e gazetarëve se përse numri fillestar prej 300.000 u zvogëlua në 39.000 votues të kontestuar, transmeton Plusinfo.mk.

“Ajo që për ne është e rëndësishme, është se fillimisht në Listën e votuesve do ti ketë fotografitë e votuesve me se dukshëm do të zvogëlohet mundësia për keqpërdorim të identitetit të huaj gjatë votimit. Por atë që e tregojnë edhe numrat është se nuk janë vetëm këto, mos ti harrojmë edhe 172.000 votuesit plotësues që sipas analizave të bazave të dhënave për momentin nuk gjenden në Maqedoni, na sjell deri te përfundimi kyç, se në Maqedoni nuk ka më tepër se 1.500.000 votues, ajo që e themi tërë kohën”, ka thënë Mançevski.

Mançevski ka dhënë përgjigje edhe në pyetjen se cila është arsyeja se këto votues të kontestuar më shpesh janë nga njësia zgjedhore numër 6, nga Tetova ose Gostivari.

“Këto janë kritere dhe pyetje për të cilat është dhënë përgjigje dhe janë marrë të dhëna në bazë të 22 bazave në KShZ, bëhet fjalë për procedura administrative dhe ligjore që kanë sjellë deri në këtë situatë. Absolutisht qëllimi nuk është të shlyhet ndonjë votues real, dhe prandaj ekziston kjo mundësi e cila përfundon sot, por do të ketë edhe kontroll plotësues për secilin që është bërë gabim, teknik, i pa qëllimshëm, administrativ, që ta rregullojë të drejtën e tij për votë” ka thënë Mançevski.

 

Comments