Sipërmarrësi serb rrahet brutalisht në Zagreb, akuzon menaxherin e Cecës që e përgjaku para hotelit

215
fresco

Sasha Mirkoviq, një sipërmarrës serb, producent muzikor dhe pronar i Televizionit Hype, është rrahur para hotelit Sheraton në qendër të Zagrebit, raportojnë mediat serbe.

Sipas pretendimeve të tyre, Mirkoviq dhe një burrë tjetër janë takuar në hyrje të hotelit, pas së cilës ka ndodhur një konflikt verbal që ka përshkallëzuar në përleshje fizike. Gjithçka ka ndodhur sot rreth orës 12:30. Telegrafi serb ka publikuar pamjet ku shihet një Mirkoviq i gjakosur i shtrirë në trotuar, menjëherë pas përleshjes. Menjëherë ka mbërritur një ambulancë dhe e ka dërguar në spital, transmeton Ballkani.info.

Policia e Zagrebit konfirmoi se të shtunën në orën 12:50. kanë marrë njoftim se dy persona janë përplasur para hotelit në rrugën Kneza Borne dhe njëri prej tyre është dërguar në spital. “Hetimet penale dhe përcaktimi i të gjitha rrethanave të ngjarjes janë duke u zhvilluar”, tha Departamenti i Policisë së Zagrebit.

Ai akuzoi menaxherin e Cecës për sulmin

Mirkovia konfirmoi se ishte sulmuar fizikisht dhe akuzoi menaxherin e Svetlana Razhnatoviq – Ceca, Velibor Popoviq Pop, për sulmin. Ai tha se u sulmua nga pas dhe e karakterizoi këtë veprim si “vrasje në tentativë”.

midle

“Unë jam mirë, jam në Zagreb sepse sonte Tea Tairoviq ka koncertin e saj solor”, filloi Popoviq anën e tij të tregimit për Telegrafin.

“Unë do t’ju tregoj saktësisht se si ndodhi. Unë isha duke qëndruar para një hoteli në Zagreb kur një xhip i zi me regjistrim të Zagrebit ndaloi para hyrjes. Nuk i kushtova vëmendje derisa Sasha Mirkoviq doli nga automjeti. Më pas ai u nis drejt meje dhe filloi të ofendonte fëmijët e mi. Më pas pati një përleshje, por ishte ai që sulmoi i pari. Publikimi i videos tani është vërtetë përpjekja e tij për të ngjallur simpati dhe për të krijuar simpati të rreme të asaj që ka ndodhur me të vërtetë – gjithçka është e qartë në video dhe nuk ka gënjeshtra”, tha ai.

Menaxheri shtoi se përveç konfliktit fizik nuk ka ndodhur asgjë tjetër dhe ka theksuar se nderi dhe fytyra e tij janë gjërat më të rëndësishme, si dhe mbrojtja e familjes dhe miqve.

“Qëndroj fort pas gjithçkaje që kam thënë, asnjëherë nuk kam ikur nga përgjegjësia dhe nuk po iki as tani”, ka përfunduar Popoviq për Telegrafin.

Velibor Popoviq njihet si menaxher i këngëtareve të njohura, Tea Tairoviq, Angjela Ignjatoviq Breskvica, Stoja Novakoviq, Edita Aradinoviq, MC Stojan, Zorana Miqanoviq e shumë të tjerë. /Ballkani.info/

Comments