Siri, ndërprerja e armiqësive nis sonte, në perëndim të diellit 

404

 

_91161425_511559c9-c954-45cd-9a72-43eab3b628a5

Një ndërprerje armiqësive është gati për të filluar në Siri në perëndim të diellit të ditës së sotme pas nëj fundjave sulmesh ajrore, njofton BBC, transmeton Syri.net.

Armëpushimi 10-ditor është gati të pasohet nga sulmet ajrore të koordinuara me Rusinë kundër militantëve xhihadistë.

Media shtetërore siriane njoftoi se Presidenti Bashar al-Assad e mirëpriti marrëveshjen, e cila u arrit të premten vonë në Gjenevë pas muajsh bisedime ndërmjet Rusisë dhe Amerikës. Por është e paqartë nëse fraksionet rebele do ta respektojnë atë.

Grupimi Ushtria e Lirë Siriane ka thënë se do të bashkëpunojë pozitivisht për armëpushimin, por ishte i shqetësuar se nga kjo do të përfitonte qeveri.

Një tjetër grup rebel i influencuar nga vija e ashpër islamike Ahrar al-Sham e ka hedhur poshtë marrëveshjen: “Një popull i rebeluar që ka luftuar dhe vuajtur për 6 vjet nuk mund të pranojë zgjidhje gjysmake,” tha komandanti i dytë, Ali al-Omar, në një deklaratë në video./Syri.net

Comments