Situatë e vështirë nga shirat në Lezhe dhe Kurbin



Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë këtyre 24 orëve të fundit, rreth 850 hektarë tokë ndodheshin nën uje deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës në fshatrat Zadrimë, Torovicë dhe Zejmene-Barbullojë të rrethit te Lezhes. Ministria e bujqesisë, njoftoi se në këtë rreth nga ora 19:00 e së martës kanë rënë rreth 106 milimeter shi. Në rrethin e Kurbinit, prezenca e ujit ishte shtuar ndjeshë, për shkak e dhe të përbytjeve të disa ditëve më parë. Ka vështirësi rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak. Kuota e lumit Drin aktualisht është në nivelin 1.2 nga 2.5 që është niveli maksimal, ndërkohë që hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe rrjeti është në funksion. Në terren ndodhen të gjitha strukturat lokale të ministrisë së buqësisë për të kontrolluar situatën, e cila po përmirësohet.