S’ka mësim në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë, librat mbesin në korridor (Video)



Objekti që ka filluar të ndërtohet tashmë 7 vjet nuk është i gatshëm për nxënësit.
Ndërsa objekti i vjetër është në një gjendje të rëndë, dhe nuk ofron kushte për mbajtjen e mësimit. Këshilli i prindërve nuk e kanë lejuar fillimin e mësimit në këto kushte.
E, Agim Hmaza, drejtor i kësaj shkolle ndjehet keq që prindërit dhe nxënësit janë detyruar të marrin një vendim të tillë. Ai shpreson që sa më shpejtë të përfundoj objekti dhe nxënësit të mund të fillojnë mësimin.