S’ka shpërthim në Ferronikël, ja çfarë ndodhi atje
Para pak çastesh është raportuar në media për një shpërthim në fabrikën e Ferronikelit.
Mirëpo lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësen e kësaj fabrike Lindita Daija e cila e konfirmoi se në fabrikën e Ferronikelit nuk ka ndodhur asnjë shpërthim por vetëm ndërprerje të transmisionit të rrymës.
“Nuk ka shpërthim por transmisioni i rrymës u ndërpre në Ferronikël tek trafoja jonë, është problem i KOSS-tit siç po duket dhe kjo ka rezultuar në ndërprerje të përkohshme të rrymës në fabrikë “, tha ajo.
Daija e mohoi të ketë pasur ndonjë incident.