S’kalon Projektligji për tërheqjen e Trustit

73

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, raporton Express.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili vetë votoi kundër, bëri me dije se pro këtij projektligji kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Moebel THEMA

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu./Gazeta Express

Comments