SKANDAL/ FSHF bashkëpunim me arbitrat më të korruptuar në Europë

151

SKANDAL/ FSHF bashkëpunim me arbitrat më të korruptuar në Europë

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një marrëveshje me homologët maltezë në lidhje me fushën e arbitrimit. Dy federatat do të shkëmbejnë me njëra-tjetrën arbitra për ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe të Parë në Shqipëri dhe kompeticionet respektive në Maltë.

Me anë të kësaj risie, FSHF synon të rritë nivelin e performancës së arbitrimit në vend në mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë polemikat në lidhje me vendimet e tyre.

Megjithatë është për t’u çuditur një vendim i tillë duke qënë se kampionati maltez njihet si një nga kampionatet më të korruptuar në Europë.

Çdo vit agjensitë e hetimit mbi trukimin e ndeshjeve nxjerrin dhjetëra ndeshje të trukuara nga skuadrat malteze, madje në vitin 2014 është arrestuar për trukime të ndeshjeve të kampionatit edhe një ushtar i forcave të armatosura malteze.

Duke parë numrin e lartë të trukimeve, në vitin 2014 agjensia “Sportradar” zhvilloi një tur sensibilizues në gjithë territorin e shtetit maltez me temën “Thuaji JO trukimit të ndeshjeve”./ panorama sport

Image

Comments