SKANDALI/ Gruaja shqiptare kërkon veshkë në FB. Ja sa ofron (FOTO)

177
SKANDALI/ Gruaja shqiptare kërkon veshkë në FB. Ja sa ofron (FOTO)

Përmes një raportimi të pazakontë të mbërritur në ReportIn, një qytetar denoncon hapjen e një faqeje FB, në kundravajtje me ligjet shqiptare dhe ato njerëzore. Një grua edhe pse ka një problem shëndetësor shumë të madh për bashkëshortin e saj, bën thirrje për trafik organesh kundrejt parave.

Ajo kërkon një veshkë për bashkëshortin e sëmurë me dializë dhe ofron 50 mijë euro me qëllim që ai të kryejë transplantim. Me propozimin e saj zonja, “ka peshkuar” disa persona të varfër me sa duket të cilët për ca para janë të gatshëm të shesin një nga veshkat e tyre. Interesi për të përfituar para duket që është i madh, pasi komentet e “hallexhinjve” janë të shumta. Edhe pse një pjesë e komenteve janë fshirë nga administratori i kësaj faqe së FB, që dhe ne po e fshehim për të qenë korrektë i kemi të gjitha emrat dhe mbiemrat e atyre që kanë kontaktuar në mënyrë të hapur me zonjën. Gjithsesi kemi kuptuar që me këtë interes, që pamë po të llogaritim që shumë të tjerë mund ta kenë kontaktuar me mesazhe private numri i atyre që po tentojnë të përfshihen në këtë aferë ilegale do jetë shumë i lartë. Ajo që bie në sy është se pasi disa persona kanë qenë dakord, që të shesin veshkën kundrejt shumës prej 50 mijë euro që ofron zonja komunikimi nuk ka vijuar, mbase ata kanë vazhduar privatisht ose kanë nisur takimet e drejtpërdrejta.

oppp2_1470929933-5955973

Comments