SKANDALI/ LSDM: MINISTRIA E BUJQËSISË ME SOFTUER TË PAEVIDENTUAR



Lidhja Social Demokrate (LSDM) ka dal sot me një skandal të ri për korrupsion në Minsitrinë e Bujqësisë.
Sipas tyre, bëhet fjalë për softëer prej 778.000 eurosh i cili nuk është rregjistruar në financat zyrtare. Sipas LSDM-së, ky softver nuk është për nevojat e qytearëve por për nevojat e të afërmëve dhe biznesevë të minsitrit të bujqësisë, Mihajl Cvetkov.
“Softweri prej 778.000 euro për nevoja e agjensionit për pagesë, nuk është evidentuar në kontabilitet. Këtë e ka zbuluar revizioni në raportin më të ri. Cila është arsyeja që 778.000 euro nuk kanë hyrë ne evidencat zyrtare financiare? Çka fshehin ministri Cvetkov dhe kolegët e tij në agjension? A kjo është arsyeja që prej të gjitha atyre problemeve të mëdhaja në terren, duke filluar nga çmimi i ulët i blerjes së grurit e këndej, Cvetkov të kapet pikërisht për softverët?”, shprehet deputeti i LSDM-së, Lupço Nikollovski, transmeton Aktuale.mk.
Nikollovski është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve rreth thirrjes publike të kandidatëve për trupin për mbikqyrjen e mediave dhe për kryeredaktorin e RTVM- së, me ç’rast tha se janë paraqitur mbi 20 kandidatë, që pas afatit të paraparë që ishte dje, LSDM do të zhvillojmë komunikime dhe koordinime intensive me OJQ-të, shoqatat qytetare dhe shoqatat profesionale të gazetarëve për të rregulluar këtë çështje mediatike.
Sipas LSDM-së, në bazë të ligjit dhe rregullativës ligjore, përmes këtij trupi do të krijojnë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike, në pjesën që mbulohet nga mediat.