Skandaloze: Çdo i katërti fëmijë në Kosovë pëson dhunë fizike

117
Skandaloze: Çdo i katërti fëmijë në Kosovë pëson dhunë fizike

Moebel THEMA

Dhuna fizike dhe psikike në institucionet edukativo-arsimore, mbetet një problem shqetësues për shoqërinë e Kosovës

Dje në një nga shkollat e Rahovecit është rrahur në mënyrë brutale një vajzë e moshës 16-vjeçare nga vetë xhaxhai i saj.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 567 incidente të ndryshme që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të objekteve të shkollave në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 61,4% e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, kanë deklaruar se kishin pësuar nga dhuna psikologjike apo fizike nga familjarët gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.

Drejtoresha e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Donjeta Kelmendi, në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se të dhënat tregojnë për shkallë të lartë të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve. Ajo thotë se rreth 61% kanë pësuar dhunë.

“Nga 61,4% e fëmijëve që kishin pësuar dhunë, 24% ose afërsisht 1 në çdo 4 fëmijë pohuan se kishin pësuar nga dhuna fizike. Të dhënat tregojnë për shkallë të lartë të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve. Modelet e disiplinimit në Kosovë shpeshherë orientohen drejt dhunës fizike dhe emocionale. Por dhuna ndaj fëmijëve është e pa pranueshme dhe është vepër penale e sanksionuar me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Kelmendi, shkruan “Zeri.info”.

Gjithashtu organizata KOMF të cilën e përfaqëson Donjeta Kelmendi dënon sulmin ndaj 16 vjeçares nga xhaxhai i saj. KOMF gjithashtu ka kërkuar nga Qendra për Punë Sociale në këtë komunë që shërbimet e nevojshme t’i jepen viktimës.

“KOMF dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj vajzës në Komunën e Rahovecit dhe kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat sipas legjislacionit në fuqi. Njëherësh KOMF kërkon nga Qendra për Punë Sociale në komunën e Rahovecit, që vajzës t’i ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme për rehabilitim dhe integrim”, thotë Kelmendi.

Ndërkaq, në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka ndaluar personin e dyshuar me ç’rast po zhvillohen hetimet.

Po ashtu, sot në sheshet e kryeqytetit është mbajtur një marsh kundër dhunës së 16-vjeçares nga Rahoveci. Ndër të tjera është paralajmëruar edhe një protestë për të hënën./ZERI

Comments