Në institucionin më të lartë fetar të Maqedonisë rrëmuja dhe përplasjet vazhdojnë pandalur si rezultat i sjelljeve dhe veprimive të çoroditura, çmendura dhe të paligjshme të një individi që ka uzurpuar këtë Institucion fetar pra Sulejman Rexhepit.
Pas caktimit të Qenan Ismailit në Konakun e tij të madhërishëm “Mufti Konaku”, në kundërshtim me të gjitha normat islame dhe atyre pozitive, tanimë i ka dalur punë me tërë operativën e Muftinisë së Shkupit.
Së pari Sulejman Rexhepi me një letër zyrtare të vënduar në tablo të Muftinisë së Shkupit në gjuhën Maqedone (sepse nga vetëdashuria ka harruar edhe gjuhën shqipe), kërcënon tërë ata të cilët nuk pajtohen me politikën e tij të menaxhimit tanimë të firmës së tij personale BFI e RM, mund ta lëshojnë Muftininë dhe lirisht të shkojnë në shtëpi.
Me datë 07 dhjetor 2017, Sulejman Rexhepi me marrëveshje të fshehtë paraprake duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin e Tij, duke kaluar kufijt e autorizimit të Tij zyrtar, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Bashkësisë Fetare Islame e RM, pa respektuar nenin 31 ku thuhet se: “vetëm Muftinia dhe Muftiu propozojnë emërimin dhe shkarkimin e nëpunësve të territorit të Muftinisë së Shkupit”, pa asnjë vërejtje dhe kërkesë ndaj punëtorëve dhe Organit Muftini, shkakrkon dhe sistematizon nëpunësit e Operativës sipas dëshirave dhe orekseve të Tij të çmendura.
Nga e lartpërmendura, mund të shihet se personi në fjalë po sjellet sikur padroni Pablo Eskobari Maqedonas dhe po mendon sikur që një kohë mendonte Nikolla Gruevski se asnjëherë nuk do të pëfundoj sundimi i tij diktatorial, por ja sot erdhi koha dhe po shihet çka e gjeti. I sigurojmë se i njëjti fat do ta përcjell edhe këtë diktator si një mbeturinë e fundit të sistemit kominist.
Edhe pse Sulejman Rexhepi thellësisht i frikuar nga krimi që është duke e bërë deklaron se shkarkimin e operativës së Muftinisë së Shkupit e ka bërë Qenan Islamili, hoxhallarët, xhemati dhe besimtarët janë të interesuar të dijnë të vërtetën se Operativën e Muftiunisë së Shkupit e shkarkoi Qenan Ismaili apo Sulejman Rexhepi? Pasiqë Kushtetuta e BFI-së proklamon transparencë dhe drejtësi për çdo vendim i cili merret, nëse e njëjta nuk respektohet nga vetë Sulejman Rexhepi le të jetë i sigurtë se Nisma për Refoma në BFI e RM me asnjë çmim nuk do të lejojë BFI-në e RM të shkatrërohet dhe nëpërkëmbet nga një individ i cili nuk ngeli vlerë dhe parim pa e keqpërdorur në emër të këtij Intitucion fetar Islam.
Nga:
Sektori për Informim pranë Nismës për Reforma në BFI e RM
Comments