Skandaloze / Në Llopat të Kumanovës veturat presin rreth 30 minuta për të hyrë në fshat (FOTO)

298
fresco
midle

Për shkak të zvarritjes dhe anashkalimit gatise të qëllimshëm të punimeve rreth mbikalimit tek rruga e hekurudhës në hyrje të fshatit Llopat të Kumanovës (rruga kryesore që lidhë Kumanovën me fshatrat e Likovës), kolona të gjata nga të dy drejtimet me nga 30 minuuta po presin ta kalojnë këtë aks rrugor, raporton Gazeta “Lajm”.

“Tani që kanë ardhur gurbetqarët, këtu po bëhet një rrëmujë e paparë”, ankohet Sameti nga fshati Llopat, i cili merret me biznes Kumanovë-Llopat. Ai ankohet se dërgesat anjëherë nuk po mund t’i kryejë me kohë, shkaku i rrëmujës që është krijuar nga ndërprerja e punëmeve ndëtimore.
Autoritetet kompetente të Kumanovës, si gjithmonë kur janë në pyetje zonat e banuar me shqiptarë, as që kanë ndërmarrë dicka për ta zgjidhur këtë problem që është jetik për banorët e këtyre zonave. SHqiptarët ankohen nga sjellja indiferente e kryetarit të Komunës Zoran Damjanovski, për të cilin thonë se në zonat e banuara me maqedonase cdo ditë ngrit dhe ndërtimo projekte, kurse vendbanime shqiptare i ka anashkaluar tërësisht, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, ai në saje të votuës shqiptare arriti ta sigurojë mandantin që e ka sot./Lajm

Comments