Skemë mashtrimi me firma fiktive për të shmangur TVSH, pranga 4 personave

216

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Të arrestuarit janë:

– Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë

– Flamur Zoto, 67 vjeç, banues në Tiranë

– Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë

– Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë Lekë të reja .

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartepërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.

Comments