
Skënderbeu e ka mbyllur me një humbje 1-2 në sfidën e fundit ndaj Jang Bojs në Europa League. Skuadra korçare ka bërë një prezantim pozitiv, duke forcuar edhe financat e saj në bazë të rezultateve të marra nga kalimi i tureve para eliminatore dhe të fazës së grupeve.
kipi i Ilir Dajës nga pjesëmarrja europiane gjatë këtij sezoni ka grumbulluar në total 3.875 milionë euro në total. Në raundin e parë kualifikues kaloi me lehtësi San Julian duke siguruar 215 mijë euro. Më pas korçarët arritën që të siguronin kualifikimin edhe me Kairat dhe Mlada Boleslav, duke siguruar, 225 dhe 235 mijë euro. Në fazën play-off ekipi i Dajës arriti që në mënyrë surprizuese të siguronte kualifikimin duke rrëmbyer bonusin 2.6 milionë euro.
Më pas erdhi edhe prezantimi i dytë në fazën e grupeve në Europa League, teksa korçarët morën një fitore në Shqipëri 3-2 ndaj Dinamos së Kievit, teksa shpërblimi në këtë rast shkon 360 mijë euro. Ekipi i Dajës barazoi në 3 ndeshje, duke siguruar një total prej 240 mijë eurosh. Skënderbeu në këtë mënyrë siguron një shumë të konsiderueshme që do të shërbejë për të forcuar edhe më shumë ekipin në të ardhmen.
TURI 1- €215,000
TURI 2- €225,000
TURI 3- €235,000
KALIMI I FAZËS PLAYOFF- €2,600,000
REZULTATET NË GRUPE- €600,000

