Skenderi: “Nisma jonë për projekte zhvillimore dhe investime amerikane në trevat shqiptare”

96

Moebel THEMA

Mamut Skenderi, sekretari i Shoqatës Shqiptaro – Amerikane dhe anëtar i Bordit të Odës Ekonomike Amerikano- Izraelite, në një intervistë ekskluzive për INA flet për aktivitetet e SHSHA, nxitjen e bashkëpunimit me OEAI, konferencën e biznesit në Çikago ku ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tërheqjen e investimeve amerikane në trevat shqiptare, vizitën e fundit në Shkup  si dhe për tema të tjera, – transmeton “INA”

mamut2

SHSHA përveç shumë aktiviteteve për avancimin e çështjes kombëtare në rrafshin politik dhe afirmimin në qarqet e SHBA-ve, së fundi po zhvillon aktivitete dhe bashkëpunim në planin e biznesit, duke bashkëpunuar me Odën Ekonomike Amerikano- Izraelite ?

Skenderi: SHSHA ka një aktivitet të pasur që ka të bëjë me afirmimin dhe alarmimin e çështjes kombëtare dhe gjendjen e shqiptarëve në trevat shqiptare në Ballkan. Duke pasur parasysh faktin se ekonomia dhe biznesi është shtyllë kryesore e zhvillimit të një kombi, ne u fokusuam në realizimin e projekteve në planin ekonomik dhe zhvillimor, si dhe idenë për tërheqjen e investimeve amerikane në trevat tona. Dhe kështu lindi edhe bashkëpunimi me OEAI pas një takimi që patëm me përfaqësuesin dhe themeluesin e saj Dan Shure. Takimi me të ishte në një aktivitet në Thesarin e Shtetit të Çikagos, ku isha i ftuar edhe unë dhe mora një mirënjohje si anëtar i saj për 25 vjet aktivitet. Në takimin me Shure dhe drejtorin ekzekutiv të OEAI, Michael Schmitt biseduam edhe për çështjen shqiptare dhe se ata ishin të interesuar edhe për popullin hebrej dhe trajtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ana e shqiptarëve në Ballkan. Ne duke parë interesimin e tyre, bashkë me Skender Karaçicën mblodhëm një numër të madh të dëshmive dhe materialeve arkivore për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët, sidomos në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore nga plani shfarosës nazifashist. Ne kemi dëshmuar se populli shqiptar ishte ndër të vetmit që i hapi dyert për shpëtimin e hebrenjve. Dokumentet tona përbanin dosje arkivore edhe nga arkivat e Tiranës, Prishtinës dhe qendrave të tjera.

oda

Por më pas ky bashkëpunim kaloi edhe në idetë dhe projektet në sferën ekonomike dhe të biznesit ?

Skenderi: Po e vërtetë, sepse pas disa takimeve erdhëm tek konkluzioni që të organizojmë një Konferencë për Investime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore dhe pjesët tjera. Në konferencën për Investime të mbajtur më 11 dhjetor 2015 ne hapëm një dritare të re të bashkëpunimit dhe ofertë për tërheqjen e investimeve amerikano- izraelite në Kosovë. Kjo konferencë u nderua edhe nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa ishin pjesëmarrës edhe Ikmete Bajrami – kryetare e Odës Ekonomike të Kosovës, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, Frymzim Jusufaj, shefi i kabinetit për çështje ekonomike të presidentes së Kosovës, Kujtim Dobruna. Korrespodencën e vazhdueshme me presidencën e Kosovës e kishte drejtori ekzekutiv i SHSHA, Skender Karaçica, ndërsa bashkëpunimin e OEAI e kisha unë.  Në këtë aktivitet na u bashkëngjit edhe Shoqata e Grave Shqiptaro – Amerikane në Çikago, me në krye Lirie Memeti si dhe Arjana Ajupi, Hyrije Ismaili, që janë aktiviste të denja të çështjes dhe afirmimin të vlerave të gruas shqiptare. Dua të përmendi edhe aktivitetin e palodhshëm dhe shumë kontribues të veprimtarit nga Kërçova, Nazim Halimi, i cili kishte ardhur nga Misuri, dhe që vazhdimisht po qëndron pranë aktiviteteve të përbashkëta. Në konferencën ishin pjesëmarrës edhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, kryetari i OEMVP Nebi Hoxha, nënkryetari i saj, Mendi Qyra dhe anëtari Kasam Zendeli. Në konferencë u shpalosën projektet për tërheqjen e investimeve, sidomos ato nga Kosova, komuna e Strugës dhe projekte nga OEMVP.

Cilat janë aktivitetet e planifikuara, pasi që ju keni paralajmëruar me OEAI ? Ju ishit në vendlindje dhe realizuat takime me odat e biznesit dhe shumë biznesmenë, e personalitete të tjera. Sa jeni të kënaqur me këto takime sidomos me ate me OEMVP në Shkup ?

Skenderi: Aktivitetet tona nuk kanë të ndalur dhe se po vazhdon përgatitja e projekteve të tjera. Daniel Shure i OEAI është zgjedhur nga SHSHA si ambasador nderi i Shqipërisë, Kosovës dhe trevave shqiptare. Ndërsa në shkurt të këtij viti unë jam zgjedhur përfaqësues i bordit të OEAI për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe trevat e tjera. Në fund të vitit kemi planifikuar konferencën e radhës për tërheqjen e investimeve dhe shpalosjen e projekteve konkrete, ku gjithashtu jemi në fund të realizimit të agjendës dhe prioriteteve të kësaj konference. Aty presim që të dalin nisma dhe realizim i projekteve konkrete.

konferenca cikago

Lidhur me këtë konferencë ju ishit edhe në Shkup, ku shpalosët prioritetet e juaja. Sa ishte produktive kjo vizitë ?

Skenderi: Qëllimi i vizitës tonë në Shkup, ku bashkë me mua ishte edhe aktivisti Nazim Halimi ishte shpalosja e projektit të konferencës së dytë apo vazhdimësisë së konferencës së parë që vitin e kaluar e mbajtëm në Çikago. Takimi ynë u zhvillua në selinë e OEMVP me ftesë të kryetarit Nebi Hoxha dhe nënkryetarit Mendi Qyra. Ne u njohëm me klimën e biznesit shqiptar në Maqedoni, kushtet dhe trajtimin e tyre nga shteti, Zonat e Lira ekonomike në Maqedoninë Perëndimore. Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore shpalosi të gjitha projektet dhe mundsitë për bizneset dhe investitorët e huaj sidomos ato amerikan dhe amerikano- izraelit. Interesimi i theksuar ishte për hapjen e një Banke amerikane, e cila do të ndihmojë projektet zhvillimore dhe një mundësi për diasporën tonë shqiptare që aty të kryejnë aktivitetet dhe transaksionet e tyre financiare, si të qytetarëve fizik, ashtu edhe të bizneseve. Kjo bankë vlerësohet si shtyllë sigurie për bizneset dhe projektet zhvillimore, por edhe si mundësi për përkrahje të bizneseve përmes formave të ndryshme të kredive, huave dhe veprimeve tjera. Ajo që më bëri përshtypje negative ishte qasja e mediave dhe trajtimi i këtyre aktiviteteve. Këtë e kam hasur me Televizionin e Maqedonisë, programi në shqip, ku u bë cenzurë dhe nuk u dha deklarata e ime, për media. Dhe më pas u informova se në këtë rast bëhet fjalë për cenzurë, për shkak se nuk është në interes partiak. Ky televizion duhet të jetë promotor i çështjes kombëtare dhe projekteve zhvillimore dhe jo i interesave të ngushta partiake.

oemvp4

Kur flasim për politikë, si e shihni gjendjen politike në vend?

Skenderi: Nuk dua të përzihem në çështjet e politikës, por mjerisht vetë shqiptarët përditë po alarmojnë situatën e rëndë që po përjetojnë, padrejtësitë në çdo aspekt, përfshirë edhe ate politike, ekonomike. Diaspora nuk do të heshtë kundër kësaj situate të tmerrshme dhe padrejtësive të mëdha. Ne gjithmonë do të flasim dhe do të demaskojmë këto politika antishqiptare. Ne jemi dëshmuar me aktivitetet tona dhe vitin e kaluar këtë gjendje të rëndë të pozitës së shqiptarëve e shpalosëm edhe në Kongresin Amerikan. Edhe në periudhën në vijim kemi planifikuar aktivitete të tilla për të demaskuar të keqen. (INA)

Comments