Sllatinasit ndihmojnë njëri tjetrin – përfundon ndërtimi i shtëpisë për një banor të saj
Një aksion humanitar ka rezultuar me ndërtimin e një shtëpie për një bashkëfshatar të Sllatinës.Në këtë aksion janë kycur njerëz human, dhe në vecanti njerëzit që jetojnë në migrim që kanë ndihmuar në forma të ndryshme për të realizuar këtë projekt të madh që nuk do të jetë i fundit transmeton Faktiditor.
Me këtë rast ka përfunduar tërësisht faza finalizuese e ndërtimit të shtëpisë nga Shoqata Humanitare “Sllatina”.
Pas përfundimit të fazave të mëhershme tashmë është rumbullaksuar edhe faza finale e shtëpisë dhe faza e dytë e aksionit.
Ky finalizim i shtëpisë vjen pas angazhimit dhe punës së përkushtuar të të gjithë atyre që u bënë pjesë e këtij aksioni humanitar.
Shoqata Humanitare “Sllatina” falënderon gjithë bashkëfshatarët që ndihmuan në ngritjen e shtëpisë, të cilët nuk kursyen asgjë që ky aksion të jetë i suksesshëm dhe për një afat të shkurtër kohor të gjej realizimin e tij.
Që nga fillimi, ky aksion për ndërtimin e shtëpisë hasi në një gatishmëri të plotë te bashkëfshatarët tanë dhe frut i kësaj gatishmërie është përfundimi i plotë i kësaj faze që nënkupton deri në vendosjen e çatisë.
Një falënderim i madh për këtë gatishmëri dhe për punën e palodhur të gjithë atyre që me përkushtimin u angazhuan në çdo fazë të ndërtimit.
Shoqata Humanitare “Sllatina”, fton që me të njëjtin përkushtim dhe ritëm të punohet edhe për fazën tjetër të kompletimit të shtëpisë, në pjesën e brendshme të saj dhe gjithë punëve tjera që nënkuptojnë finalizim të këtij aksioni.
Shtëpia përshinë: sallon me kuzhinë, dhomë fjetje, dhomë për fëmijët, dhoma e prindërve, banjo, koridori dhe pjesa e nënçatisë./Faktiditor/.