Snejder me deklarat shokuese ndaj Van Gaal

288

Snejder me deklarat shokuese ndaj Van Gaal

Wesley Sneijder deklaruar se ish-trajneri i Holandës, Louis van Gaal në aspektin e trajnimit është një trajner shumë i mirë por, në aspektin personal ai nuk ka pasur mardhënie të mira me të.

Mesfushori me tipare sulmuese ka punuar me Van Gaal tek Ajax gjatë kohës së këtij të fundit si drejtor sportiv para se ata të ribashkoheshin me kombëtaren në vitin 2012.

“Unë gjithmonë kam thënë se Van Gaal është trajneri më i mirë, teknikisht dhe taktikisht . Nuk ka trajner më të mirë se Van Gaal. Por unë mendoj se ka vend për përmirësim, kur ju shikoni në mënyrën se si ai merret me lojtarët e tij dhe stafin. Unë kisha një kohë të përsosur me të në fushë, si trajner, pasi seanca e tij të trajnimit ishin zbavitëse. Por, si qenie njerëzore, në nivelin personal unë kam pasur shumë probleme me të”, tha mesfushori për FoxSport.

Kjo deklaratë është disi shokuese pasi ata të dy gjithmonë kanë qenë të qeshur me njëri-tjetrin.

Comments