Snopçe: Mickovski kontrollon VLEN-in dhe kjo është e rrezikshme

36
fresco

Deputeti Halil Snopçe i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, që përsëritja e zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht të caktohet në periudhën kur janë mërgimtarët në vend. “Pas certifikimit të rezultateve nga KSHZ, fillon afati 60-ditor për përsëritjen e zgjedhjeve. Është momenti që mërgata shqiptare të ketë mundësi të votojë dhe të tregojë peshën e saj. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë edhe kryetari Gashi do të konsiderohet si mashë e dikujt tjetër,” theksoi Snopçe.

⸻ Snopçe: Mickovski do të kërkojë zgjedhje të parakohshme pas vitit të ri Sipas deputetit Halil Snopçe, kryeministri maqedonas Hristijan Mickovski pritet të kërkojë zgjedhje të parakohshme pas vitit të ri. “Pas presionit ndërkombëtar, Mickovski do të ndryshojë politikën nacionaliste dhe do të marrë disa vendime radikale. Për këtë, ai do të kërkojë një mbështetje dhe legjitimitet të ri politik,” deklaroi Snopçe për Ora News.

⸻ Snopçe: Mickovski e kontrollon plotësisht VLEN-in – kjo është e rrezikshme Deputeti Halil Snopçe paralajmëroi se mbështetja e madhe që VMRO-DPMNE i dha VLEN-it është “e rrezikshme për shtetin”. “Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka ndodhur që një parti maqedonase t’i japë një partie shqiptare një mbështetje kaq të madhe. Kjo do të ketë pasoja, sepse VLEN-i në të ardhmen do të jetë plotësisht nën kontrollin e Mickovskit,” tha Snopçe.

⸻ Snopçe: Aleanca nuk është penduar që doli nga qeveria Halil Snopçe ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk është penduar për vendimin e saj për t’u larguar nga qeveria. “Ne kemi qenë parimorë dhe të përpiktë. Nuk jemi bërë pishman. VLEN-i nuk ka dëshmuar pavarësi, por ka shërbyer si shërbëtore e VMRO-së,” deklaroi ai. Snopçe shtoi se Aleanca nuk është pajtuar me mënyrën e qeverisjes dhe me mosrealizimin e marrëveshjes për rrugëtimin europian, përfaqësimin e drejtë dhe barazinë.

⸻ Snopçe: VLEN-i u tërhoq nga përkrahja për kandidatin shqiptar në Kërçovë pas presioneve të Mickovskit Deputeti Halil Snopçe deklaroi se Aleanca për Shqiptarët ka përkrahur kandidatin shqiptar në Bërvenicë, edhe pse ishte nga VLEN, por e njëjta nuk ndodhi në Kërçovë. “Pas kanosjeve të Mickovskit, eksponentët e VLEN-it u tërhoqën nga përkrahja e kandidatit shqiptar në Kërçovë, duke rrezikuar kështu fitoren e tij,” tha Snopçe. ⸻ Snopçe: Mickovski po frikëson votuesit shqiptarë të VLEN-it Sipas Snopçes, deklaratat kërcënuese të Mickovskit kanë për qëllim të frikësojnë votuesit shqiptarë të VLEN-it. “Ai dëshiron t’i mbështjellë me frikë dhe konfuzion, duke u sugjeruar se votimi për kandidatin shqiptar mund të rrezikojë koalicionin VMRO-VLEN. Kjo po funksionon, sepse eksponentët e VLEN-it po reflektojnë negativisht,” deklaroi deputeti i Aleancës për Shqiptarët.

Comments