Soltes: Kosova afër liberalizimit, veçse e pret lufta e vështirë kundër korrupsionit e krimit

402
fresco

Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën Igor Soltes ka deklaruar se ky Parlament do të mund ta liberalizonte regjimin e vizave për banorët e Kosovës. “Pas ratifikimit të Marrëveshje së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës Zi janë shumë afër liberalizmit dhe lirisë së lëvizjes, ka thënë Soltes.

Ai ka theksuar se Kosovën e pret lufta e vështirë në betejën kundër krimit të organizuar. Nga pala kosovare pritet të shihet se në cilën fazë janë reformat me qëllim të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Ky është njëri nga qëllimet e rëndësishme për demokratizmin e shoqërisë, njofton, deutsche welle të ketë thënë Soltes.

Duke folur për dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Soltes ka thënë se “dy palët kanë pritje dhe interesa të ndryshme”. “Aty janë bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian me kërkesat e veta, aty janë sistemet juridike dhe sistemet tjera të të dy vendeve që mund të paraqesin pengesa të ndryshme tek ato marrëveshje, ka deklaruar Soltes.

Comments