Sondazhet më të reja nga shtatë shtetet me garën më të ngushtë në ShBA

76

Televizioni BBC ka publikuar të dhëna rreth sondazheve të para disa orëve në shtatë shtetet kyçe për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rezultateve, republikani Donald Trump ka epërsi të vogël në Nevada, Georgia, Arizona dhe Karolinë të Veriut, ndërsa demokratja Kamala Harris ka epërsi gjithashtu të ngushtë në Michigan dhe Wisconsin.

Në Pensilvani, shtet me më së shumti vota në Kolegjin Zgjedhor në mesin e shtatë shteteve kyçe – 19, të dy kandidatët kanë përkrahje të barabartë, raporton televizioni BBC.

Comments