Juventus pritet të fitojë edhe titullin e shtatë radhazi në Serie A, ndërsa Milan pavarësisht përforcimeve të mëdha, do të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.
Sipas faqes “fivethirtyeight.com”, e cila merret me analiza dhe sondazhe sportive, Juventus do të fitojë sërish titullin e Serie A.
Ky sajt parashikon që Juventus ta mbyllë sezonin më 83 pikë, duke lënë Romën në vendin e dytë më 74 pikë, aq sa do të ketë edhe Napoli në vendin e tretë.
Interi pritet të jetë në katërshe, duke siguruar një vend për Ligën e Kampionëve, ndërsa Milani pavarësisht përforcimeve, do të përfundojë në vendin e pestë.
Nga liga pritet të bien skuadrat si Benevento, Verona dhe SPAL.