Sondazhi në Tv KLAN: BDI fituese e zgjedhjeve me 11 Dhjetor

195

blendi

Sondazhe nga më të ndryshmet tregojnë se në Maqedoni, fitues i zgjedhjeve do del Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Sondazhin e fundit që ka bërë TV KLAN, madje BDI-ja bindshëm del si fituese, edhe atë me një diferencë të madhe ndaj partive tjera.

Brenda spektrit shqiptar, me më së shumti përkrahje ka marrë BDI (47%), pas të cilës është renditur LR-PDSH me 14.7%. PDSH është radhitur e treta me 12.7 % kurse partitë tjera të vogla si BESA dhe ajo RDK kanë 10.9 përqind, respektivisht 6 % të përkrahjes së votës shqiptare në Maqedoni.

Edhe sondazhi tjetër i zhvilluar nga agjencioni u lajmeve ALBEU nxjerr BDI-në fituese të zgjedhjeve me 33% përkrahje, kurse si parti me më pak përkrahës ka nxjerrë lëvizjen BESA, transmeton Aktuale.mk.

Sondazhi i KLAN
47% BDI
14.7% LR-PDSH
12.7 %PDSH
10.9 % BESA
6.0 % RDK

Sondazhi i ALBEU
33 % BDI
19 % LR-PDSH
16 % PDSH
13 % BESA
10 % pa përcaktim

Comments