Sondazh: Shqiptarët nuk e duan dhunën e Berishës në protestë

161

4 në 5 shqiptarë apo 80% e tyre refuzojnë protestat e dhunshme të Berishës, sipas sondazhit Zëri i Shqiptarëve në ABC News. Madje, pas me molotovë dhe fishekzjarrëve, nuk i shkon më as gjysma demokratëve, ndaj dhe vetëm 12.2% vijojnë të besojnë se dhuna e doktorit e rrëzon Ramën.

Një sinjal i fortë braktisjeje që doktori e ka kuptuar shpejt, ndaj dhe nga e shtuna në të hënë, zmbrapsi grupet e armatosura drejt selive socialiste.

“Edi Rama do donte t’ja digjnim 5 herë selinë e PS, por e siguroj, kjo nuk do të ndodhë kur do ai. Jo”, tha Berisha.

Por po kaq shqiptarë, mendojnë se Ramaduro ka vdekur. 78% e thonë se vizita e Ramës tek Tramp, rrëzoi legjendat e doktorit me Maduron.

Këtë nofkë, që doktori e ka hequr nga fjalori këto javë, i besojnë po të njëjtët që i shkojnë nga pas në protestat e dhunshme, 12.7%.

I vetmi i izoluar në Tiranë, mbetet Berisha. 50% e shohin si një vetmi personale të doktorit, 14% si izolim dopio, të doktorit që po merr me vete dhe PD.

Kurse 35% të tjerë, refuzimin e ndërkombëtarëve për të takuar Berishën, e shohin si sinjalin më të qartë se Shqipëria nuk po kthen kokën pas nga doktori 83-vjecar, por po ecën para drejt Bashkimit Europian.

Përpara është një tjetër protestë, më 28 shkurt, që doktori e ka paralajmëruar si kryengritjen më të madhe. Por kush e beson?

41% thonë se Berisha ska kauzë, ska asnjë njerëz. 36% ka kauzë, por ska njerëz. Kurse 23%, ka kauzë, por nuk është më i besueshëm kur vetë ai kërkon të luftojë korrupsionin.

Dhe mes vizitës në Uashington tek Tramp dhe molotovëve të vetmisë në Tiranë, PS e Edi Ramës u rrit gjatë javës me 0.7%, kurse PD u rrëzua po me 0.7%. Të dyja brenda marzhit të gabimit, por nëse një PS në mandat të katërt qeverisës po rikthehet në kuotat e zgjedhjeve të fundit të 11 majit, PD pas 13 vitesh opozitë ka humbur 8% të mbështetësve brenda vitit.

Një sinjal i fortë se shqiptarët kësaj radhe në masë, e besojnë vërtet se e shkuara e PD nuk i sjell më të ardhme.

Comments