Sopotasit japin ultimatum: Të zgjidhet rasti deri më 18 shtator !

176

Të dënuarit në rastin Sopoti thonë se qeveritarët nuk duhet që ta presin 100-ditëshin e Qeverisë së re për ta zbadhur këtë rast. Ata i bëjnë thirrje politikanëve shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë që të bëjnë diçka për ta zbardhur rastin. Në emisionin Arena, ata përmendin faktin se deri tash janë mbështetur fare. Ata paralajmërojnë se në qoftë se 18 shtator, kur është seanca, nuk zgjidhet rasti do të organizojnë protesta.

“Ne do të aktivizohemi dhe do të dalim në rrugë. Qeveria e ka afatin deri atëherë”, thotë Shaban Limani. Ai thotë se për fat të keq kanë qenë gjithmonë viktimë e plitikanëve shqiptarë. “Për fat të keq tash edhe të politikanëve maqedonas. Ato 70 mijë vota që i ka marrë Zaevi i ka marrë edhe për shkak se ka premtuar se do t’i zbardhë rastet e Monstrës e Sopotit”, ka thënë Limani.

Ai thotë se sa herë që kanë organizuar protesta ato kanë qenë gjithmonë shumë popullore. Zendel Klaiqi thotë se qeveritarët duhet ta dinë se nuk mund të lejojnë fëmijët ta pësojnë në protestat e pritura. “Do t’i informojmë edhe ambasadat, edhe ndërkombëtarët le ta dinë se në çfarë gjendje jemi”, ka thënë Klaiqi. Sopotasit shpresojnë se institucionet gjyqësore në fund do të vendosin drejtësinë. /SHENJA/

Comments