Sot gjyqi për “Grupin e Kumanovës”, seanca e hapur, masa të forta sigurie

182

Sot me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Gjykatës Supreme do të vazhdojë seanca dëgjimore për “Lagjen e trimave” të Kumanovës, ka njoftuar Gjykata themelore Shkupi 1.

“Për shkak të interesit të rritur nga ana e mediave dhe publikut për gjykimin lidhur me ndodhitë në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, ju informojmë se seanca dëgjimore e dëshmitarëve të mbrojtur, e cila në pajtim me LPP zhvillohej në seancë jo publike ka përfunduar dhe seanca kryesore dëgjimore vazhdon të premten në ora 10:00, në sallën e madhe të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, me procedurë dëshmimi dhe me prani të opinionit publik”, shkruan në njoftimin e kësaj gjykate. Por nga ana tjetër, që në orët e para të mëngjesit janë vërejtur forca të mëdha policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në zonën përreth gjykatave.

Comments